Lajme

Aksion i njësive antiterroriste, 4 gra dhe 9 fëmijë shqiptarë nxirrën nga një kamp i ISIS-it në Siri

05/27/2022 15:12
nga:Astrit Gashi

13 shqiptarë janë nxjerurr nga kampi i ISIS-it gjatë një operacioni të forcave Antiterrorit.

Pjesë e tyre janë 4 gra dhe 9 fëmijë të cilët janë nxjerr nga ky kamp.

Lajmin ka konfirmuar një zyrtar i lartë sirian, Abdulkarim Omar, i cili në Twitter ka shkruar:

“Sot, 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”.

Ndërkohë, gratë dhe fëmijët u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare ku më pas do të riatdhesohen në Shqipëri.