Lajme

Aksion i madh i Antidrogës në Prishtinë

05/04/2025 21:33
nga:G B

Aksion i madh i Antidrogës është duke u zhvilluar në Çagllavicë.

Burime të Klankosova bëjnë me dije se një person është cak i Antidrogës, i dyshuar për përfshirje në shitblerje dhe shpërndarje të drogës.

Aksioni po zhvillon bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Gazeta Blic është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.