Lajme

Aksion i Doganës: Konfiskohen telefona, parfuma e çaj për dobësim

1 vitë më parë
nga:G C

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër planit operativ janë kontrolluar 6 subjekte të ndryshme në qytetin e Gjakovë dhe si rezultat i këtyre kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar mallra të paligjshme.

Në këtë aksion janë sekuestruar:

-30 telefona celularë Samsung dhe iPhone

-62 pajisje “Airpods”

-280 copë parfumë me origjinë nga Serbia

-29 pako qaj për dobësim

-88 pako të ndryshme të stimulansëve seksual.

Tutje thuhet se në të njëjtën kohë, janë nisur procedurat e kundërvajtëse për personat përgjegjës.

“Dogana bën thirrje të gjithë qytetarët dhe subjekteve tregtare që të respektojnë rregullat dhe ligjet e zbatueshme në lidhje me tregtimin dhe importin e mallrave. Dogana e Kosovës është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për të ndaluar kontrabandën dhe të mbrojë interesat e tregtisë legjitime dhe të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, thuhet në njoftim.