Lajme

Aksidentuan për vdekje 54-vjeçarin në Kavajë, arrestohet shtetasi italian

07/26/2024 23:24
nga:Gazeta Blic

Një shtetas Italian është vënë në pranga, pasi kanë aksidentuar për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga ana tjetër në kërkim është shpallur 43-vjeçari me iniciale V. N., I cili ishte pronari i makinës “Golf”, me të cilën u aksidentua këmbësori.

“Arrestimi i 54 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 43 vjeçarit u bë për arsye se rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Kavajë-Golem, këta dy shtetas po udhëtonin me automjetin tip Golf në pronësi të shtetasit V.N, dhe kanë aksidentuar këmbësorin shtetasin P. F., 54 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, është bërë arrestimi i 54-vjeçarit italian me iniciale F. A., pasi nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e automjetit.

Të dy ata janë banues në Kavajë dhe pas aksidentit të dy ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

43 vjeçari i shpallur në kërkim, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë./TopChannel