Lajme

Aksidentohet vetura e Policisë në Pejë, lëndohen katër zyrtarë policorë

09/27/2022 08:21
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Gllogjan të Pejës, mes dy veturave, me ç’rast të lënduar kanë mbetur pesë persona.

Njëri nga automjetet e përfshira në aksident ka qenë veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

Katër policë kanë mbetur të lënduar në këtë aksident, që dyshohet se u shkaktua nga vetura tjetër e cila goditi veturën zyrtare.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale e Pejës.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ku edhe është arrestuar shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin. Sipas informacioneve të para i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Qytetari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor, ku pastaj prokurori është njoftuar dhe ka vendosur që të mbahet për 6 orë, për t’u intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, kanë thënë nga Policia.