Sporti

Aksidentohet trajneri kosovar, Ismet Munishi

10/15/2021 17:12
nga:Mergim Rreci

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, e ka pësuar sot një aksident në trafik.

Lajmi është bërë i ditur nga “Ora Shtatë në Klan Kosova”, teksa ka publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti i Munishit ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen “Bregu i Diellit”.

Trajneri i Gjilanit nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga ky aksident.