Lajme

Aksidentohet për vdekje kosovari në Slloveni, doli në korsinë e kundërt

01/16/2024 21:02
nga:G B

Një shtetas i Kosovës 43-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku ku u përfshinë katër vetura, në rrugën mes Lubjanës dhe Litisë afër Ribçes, në Slloveni.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:30, ndërsa viktima që po voziste një furgon vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.

Administrata e Policisë së Lubjanës, tha se kosovari doli në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një kamion që po vinte përballë.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë drejtuesi i veturës dhe pasagjeri i tij, raporton Rtvslo.si.