Aksidentohet një pjesëtar i FSK-së në Gjilan, po trajtohet në QKUK

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku në regjionin e Gjilanit, ka njoftuar FSK.

Ky institucion tha se rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti i trafikut janë “duke u trajtuar dhe sqaruar” nga organet përkatëse.

“Si pasojë e aksidentit në trafik, pjesëtari ka pësuar lëndime, ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë”, tha FSK.

Gjendja shëndetësore e përgjithshme e pjesëtarit të FSK’së është stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.