Showtime

Aksidentohet me makinë aktori i njohur

12/19/2021 10:43
nga:Donika Fetahu

Aktori i njohur, Tyler Perry është përfshirë në një aksident me veturë pasi u largua nga aeroporti Burbank në Los Angeles, Kaliforni, të mërkurën mbrëma.

52-vjeçari u përplas me një makinë ndërsa po udhëtonte për në shtëpi, me veturën e tij Bentley kur ndodhi aksidenti.
TMZ raporton se automjeti i përplasur – një Honda Accord – kaloi në tre korsi trafiku dhe hyri në rrugën e Perry. Ai më pas përfundoi duke e përplasur makinën e tij.

Sipas njoftimit, drejtuesi i mjetit ka pranuar përgjegjësinë dhe nuk ka pasur lëndime të rënda.

Burime policore thuhet se informuan TMZ se askush nuk shkoi në spital, nuk kërkohej asnjë raport policor dhe çështja tani do të trajtohet privatisht.