Lajme

Aksidentohet dhe bie në humnerë, vdes 51-vjeçari në Shqipëri

10/09/2025 08:11
nga:N K

Një 51-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Qafë Mali–Fierzë.

Bazuar në raportimet e A2CNN, viktima me inicialet P.U., dyshohet se kishte humbur kontrollin e automjetit, dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.