Të paktën tre persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Norvegji, raportojnë mediat shtetërore.
Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale në distriktin Hadsel në bregun veriperëndimor të vendit, shkruan BBC.
Autobusi doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në liqenin Åsvatnet, sipas transmetuesit publik NRK.
Mendohet se në momentin e përplasjes ndodheshin 58 persona.
Kryqi i Kuq Norvegjez tha në mediat sociale se po dërgonte ekipe për të ndihmuar në një “aksident të rëndë autobusi” në rrugën E10.
Në këtë zonë ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta.