Sporti

Aksidentohet autobusi i Real Madridit

11/28/2024 16:05
nga:E K

Autobusi i skuadrës së Real Madridit përfshihet në një aksident në autostradë në Angli.

Në rrjetet sociale u shfaqën pamjet e një autobusi të palëvizshëm pas një përplasjeje të dukshme me një kamion.

Sic raporton “Daily Mail”, përplasja kishte ndodhur teksa autobusi udhëtonte drejt jugut.

Policia e Warwickshire konfirmoi se kishte marrë një raport aksidenti, por asnjë informacion të mëtejshëm për momentin.

Kujtojmë që Reali, mbrëmë ka humbur ndaj Liverpoolit në “Anfield”, me rezultat 2-0.