Lajme

Aksidentohen dy vetura në udhëkryqin afër katedrales në Prishtinë

08/10/2021 15:09
nga:M K

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në afërsi të katedrales në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në udhëkryqin që lidhë rrugët “Xhorxh Bush” dhe “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, ndërsa në të janë përfshirë dy automjete.

Në pamjet e siguruara nga lajmi.net shihen dy veturat e aksidentuara, ndërsa nuk dihet për të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.