Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.
Pllana tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.


