Lajme

Aksidenti tragjik në Bullgari, Qeveria e Kosovës nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave

11/24/2021 10:40
nga:N M

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave nga Maqedonia e Veriut të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Bullgari.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga kjo tragjedi kombëtare.

“Në emër tim dhe Qeverisë u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit në këtë fatkeqësi, të lënduarve u dëshirojmë dëshirojmë shërim të shpejtë dhe urojmë që tragjeditë e tilla të mos na përsëriten. Në shenjë solidarizimi dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore”, tha Kurti.

Covid 19, në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri i mbrojtjes nga infektimet