Lajme

Aksidenti tragjik në Kamenicë: Humbi jetën një 10-vjeçar

10/06/2025 09:25
nga:Genita C

Linor Bajrami është 10-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Novosellë të Kamenicës të dielën e 5 tetorit.

Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës.

“Miq e dashamir ju njoftojmë që sot më 5 Tetor ndërroi jetë në një aksident më i dashuri jonë, Linor Bardhyl Bajrami në moshën 10 vjeçare , për kohën e datën rreth varrimit ju njoftojmë!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.