Lajme

Aksidenti tragjik në Bullgari, reagon kryeministri Zoran Zaev

11/23/2021 08:13
nga:M K

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar rreth aksidentit me autobus në Bullgari, ku raportohet se së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur. Shumica e viktimave thuhet se janë maqedonas.

“Ne nuk e dimë nëse ata janë qytetarë maqedonas, por supozojmë se janë maqedonas. I informova shërbimet maqedonase për t’i përgatitur ekipet dhe për të arritur në vendin e ngjarjes”, tha ai për televizionin publik bullgar, BNT.

“Është tragjike që ka fëmijë në mesin e viktimave. Ne do të jemi shumë mirënjohës për autoritetet bullgare, nëse i zbulojnë arsyet e incidentit dhe nëse i ndajnë ato me Maqedoninë Veriore. Ndoshta qytetarët e Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore do të duan të dinë se çfarë ndodhi”, tha më tej ai.

“E dimë se ishte një zjarr i madh dhe se njerëzit vdiqën për shkak të tij, por nëse zjarri ka shpërthyer në aksident komunikacioni, para ose pas aksidentit, këtë do ta thonë ekspertët. Të mëdha janë dhimbja jonë dhe keqardhja jonë për familjet e atyre që kanë vdekur”, shtoi kryeministri maqedonas.