Lajme

Aksidenti që e la në karrocë babain e gazetares Paulina Nushi, ajo rrëfen ditën kur për familjen e tyre ndryshoi çdo gjë

01/12/2026 18:30
nga:G B

Më 20 maj 2022, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Istog, kryetekniku i Institutit të Shëndetit Publik në Pejë, Ilir Nushi, u aksidentua rëndë në trafik. Automjeti zyrtar me të cilin po udhëtonte u godit nga një veturë tjetër që kishte kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes.

Pas aksidentit, asgjë nuk ishte më njësoj. Ilir Nushi pësoi lëndime të rënda dhe të përhershme, ndërsa sot, gati katër vite më vonë, ai jeton në karrocë invalidore.

Sot, në emisionin Kosova Live në T7, vajza e tij, gazetarja Paulina Nushi, ka rrëfyer nën emocione të forta momentin kur morën lajmin, gjendjen e rëndë të babait dhe ditën që, siç thotë ajo, “për familjen tonë ndryshoi gjithçka”.

Ajo foli për pasojat e rënda fizike dhe emocionale, për barrën që ra mbi familje dhe për betejën e gjatë për drejtësi dhe kompensim, një proces që vazhdon ende.