Lajme

Aksidenti në Sllatinë – lëndohen 4 persona

01/16/2023 15:07
nga:Genita C

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve në Sllatinë, në rrugën Pejë-Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa policia po merret me rastin.

Kështu tha zëdhënësja e policisë, Luljeta Mehmeti.

“Nga të dhënat e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si pasoj e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti