Dje ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Kamenicë ku ka humbur jetën një person.
I dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar një automjet kombi për arsye ende të panjohura ka dalë në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ka goditur një veturë.
Si pasojë e aksidentit, një person është dërguar pa shenja jete në Qendren emergjente të Gjilanit, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime trupore.
I dyshuari pas aksidentit është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Gjilan –Kamenicë, 30.04.2022-19:00. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin VW kombi për arsye të pa njohura del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar ne Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri mashkull kosovar i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.