Lajme

LAJMI I FUNDIT: Aksidenti në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, humb jetën një këmbësor

05/12/2021 21:47
nga:Y I

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e trafikut të ndodhur në orët e mbrëmjes në në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se si pasojë e aksidentit një këmbësor ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor.Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë.Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti”tha Ahmeti për Gazeta Blic.

Aksident në Vranjevc, dyshohet për një të vdekur