Lajme

Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që shpëtoi: Është në gjendje stabile

01/02/2025 22:47
nga:Sh R

Drejtori i Klinikës Kirurgjike për Fëmijë në Maqedoninë e Veriut, Llazo Jovçeski, ka folur rreth gjendjes së fëmijës që shpëtoi në aksidentin përgjatë Vardarit.

Ai ka thënë se 4-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak të mënyrës së aksidentit, Jovçeski ka deklaruar fëmija po mbahet ende në spital për vëzhgim të mëtutjeshëm.

“Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel, transmeton RTV21.

Mediat kanë raportuar se është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë, derisa kërkimi për personin e katërt po vazhdon.