Lajme

Aksidenti në Prishtinë, lëndohen tre zyrtarë policorë

09/03/2021 20:46
nga:Y I

Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë.
Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti” tha Ahmeti për ‘Gazeta Blic”

Një veturë e Policisë përfshihet në aksident trafiku në qendër të Prishtinës