Lajme

Aksidenti në Mitrovicë – Vdes 76-vjeçari i cili u godit mbrëmë nga vetura

02/06/2026 09:55
nga:Sh R

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë të Jugut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një këmbësor është goditur nga vetura.

Ai kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në SHSKUK, ku më vonë vdiq.

“Më datën 05 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në SHSKUK. Më vonë, autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur.

Trupi i pajetë i viktimës, mashkull rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.