Showtime

Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë: Viktima ishte 80-vjeçar

11/06/2023 18:29
nga:G B

Një 80-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik.

Ai derisa po lëvizte me biçikletë, u godit nga një kamion që rezultoi të ishte fatale për të.

Siç mëson Klan Kosova, viktima pësoi lëndime në kokë dhe nuk iu bëri ballë plagëve.

Klani ka raportuar edhe më herët lidhur me rastin.