Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot në Kodër të Trimave, duke tërhequr vëmendjen për shqetësimet e vazhdueshme lidhur me sigurinë në kryeqytet, raporton GazetaBlic.
Avni Arifi ka theksuar se shpejtësia e lartë në zonat e banuara dhe ndriçimi i dobët në të gjithë Prishtinën janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në rritjen e aksidenteve.
Ai ka kritikuar ashpër situatën, duke theksuar se një fatkeqësi e tillë është e pritshme më shumë në autostradë, sesa në një zonë urbane. Arifi ka bërë thirrje për masa urgjente për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe kushteve të ndriçimit.
“Kjo fatkeqësi e rëndë që ndodhi para një ore në Kodër të Trimave është tregues se siguria në kryeqytet vazhdon të jetë një sfidë e madhe. Shpejtësia e lartë në zonat e banuara dhe ndriçimi katastrofal në të gjithë Prishtinën, përfshirë edhe vetë qendrën e saj, duket se janë ndër arsyet kryesore të situatave traumatike për qytetarët. Një fatkeqësi e rëndë si me pas ndodhë në autostradë e jo zonë urbane”, shkruan Arifi.