Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnate në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Në pamjet e bëra publike gjithandej shihet se edhe disa vetura të parkuara janë dëmtuar teksa shoferi që dyshohet që shkaktoi këtë aksident ka mbetur i lënduar.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe se 8 vetura të parkuara janë dëmtuar si pasojë e këtij aksidenti.
“Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar per nje aksident ne rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera te cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri.
Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti, për GazetaBlic.


