Lajme

Aksidenti në Drenas ku vdiq një grua, momenti i rëndë kur zjarrfikësi futet në ujë për t’i kërkuar trupat

11/21/2025 10:26
nga:Y I

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në fshatin Zabel të Ulët të Drenasit, ku fatkeqësisht një grua humbi jetën.

Sipas pamjeve të “DrenicaOnline”, vetura e aksidentuar kishte marrë flakë, derisa në ndihmë kishte dalë një zjarrfikës për t’i kërkuar trupat.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk u ishte përshtatur kushteve të shpejtësisë dhe si pasojë kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte përfunduar në një kanal.

Lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë, që janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

KLIKO LINKUN:

E dhimbshme: Një grua humb jetën si pasojë e një aksidenti në Drenas