Një person ka vdekur dhe pesë të tjetër janë lënduar në një aksident në Dollc të Klinës, raporton Gazeta Blic.
Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë kanë njoftuar se një person ka arritur në spital pa shenja jete dhe se personat e lënduar po marrin trajtimin e nevojshëm.
Komunikatë për media:
Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.
Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore.
Për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të informojë opinionin publik me kohë.


