Lajme

Aksidenti në Bullgari: Me dy avionë ushtarakë nesër do të transportohen trupat e pajetë të viktimave

12/02/2021 12:39
nga:Y I

Trupat e pajetë të 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën “Struma” nesër në mëngjes do të barten nga Bullgaria me dy avionë transportues ushtarak.

Kështu njoftoi ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov.

Në aksidentin e autobusit që ndodhi më 23 nëntor në rrugën “Struma”, afër qytetit të Pernikut, kanë humbur jetën 45 shtetas të Maqedonisë, ndërsa shtatë janë lënduar/Alsat-M.

Shumica e viktimave janë shqiptarë.

Në mesin e viktimave janë edhe 12 të mitur.

Punëtorët e IKSHPK-së në grevë, nuk kryejnë teste për COVID