Vazhdon edhe më tutje të komentohet shkaktari i aksidentit në Bullgari, që ua mori jetën 46 udhëtarëve të autobusit, ku shumica dërrmuese e tyre ishin shqiptare.
Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me ekspertin kosovar të komunikacionit, Nol Dedaj, i cili duke u bazuar nga përvojat e mëparshme dhe kushtet aktuale, tregoi variantin më të mundshëm të këtij aksidenti, gjithnjë sipas tij.
“Nëse flasim për aspektin “automjet” dhe duke marrë parasysh terenin ku ka ndodhë, në qoftë se ka shpërthyer zjarri, atëherë besoj se është shkaktuar nga elementet e automjetit dhe jo ndonjë faktor tjetër.
Nga përvoja, ka raste të tjera me vetura të vogla e edhe ato më transportuese, por për fat të keq, ky automjeti, meqenëse është i ri, pra gjatë ndezjes ka shpërthyer menjëherë, e ku për fat të keq u janë bllokuar edhe dyert”, tha fillimisht Dedaj për GazetaBlic.
Ndërsa, sa i përket raportimeve të mediave bullgare lidhur me derdhjen e naftës, ai tha se e vetmja mundësi është që nëse temperatura në tubacionet e naftës të ketë kaluar 3600 shkallë, pra temperaturën e lejuar.
“Sa i përket fajtorit, duhet analizuar me thellësisht te automjeti, pastaj edhe tereni ku ka shpërthyer zjarri. Kurse për atë që po raportohet që për shkak të derdhjes së naftës, mund të ndodhë nëse temperatura në tubacionet që përcjellë naftën ka shkuar më shumë sesa e lejuar, pra 3600 gradë, por sipas meje shkak është rryma”, tha ndër të tjera Dedaj.
/GazetaBlic/


