Lajme

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiqën dy shtetase shqiptare, njëra ishte eksperte e njohur e ekonomisë

12/12/2025 19:44
nga:Y I

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare.

Mësohet se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë.

Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si business consultant në Gjermani.

Përplasja mes makinës dhe kamionit ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm.

Të dy gratë shqiptare, ndodheshin në të njëjtën makinë, teksa njëra prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra në spital.

Pas përplasjes ekipet e hetimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, për të vijuar me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatale. /tch/