Lajme

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”: 10 të lënduarit lirohen në shtëpi

10/06/2024 16:37
nga:G B

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në hyrje të autostradës në Prizren.

Të përfshirë ishin një veturë dhe një minibus, me ç’rast ky i fundit u rrokullis.

Si pasojë 10 persona kërkuan ndihmë mjekësor.

Por, fatmirësisht asnjë nga ta nuk kishte lëndime të rënda.

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë tha se “pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”.

Pamje: Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” – minibusi i rrotulluar, dy autoambulanca në vendin e ngjarjes