Lajme

Aksidenti me gjashtë të lënduar afër konvikteve, njëri në gjendje të rëndë

05/08/2024 12:24
nga:Y I

Gjashtë persona janë lënduar në mëngjesin e së mërkurës, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Ata janë dërguar për në Emergjencë për t’u trajtuar.

Në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, theksoi se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Njëri është në gjendje të rëndë, i kyçur në aparat për asistencë të respiratorëve. Kurse pesë janë me lëndime, por gjendje e tyre është stabile”, u shpreh Syla për Klankosova.

Gjashtë të lënduar nga një aksident afër konvikteve në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes