Lajme

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

10/21/2024 21:14
nga:G B

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga ky aksident po ashtu tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova nga shefi i Emergjencës Hekuran Veçgishti.

“Tre persona i kanë sjellur tek ne. Gjendja e tyre aktualisht është stabile. Ata po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor”, tha ai.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, tha për Gazeta Blic se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të vdekur