Lajme

Aksidenti me dy të vdekur në Lupç, reagon Bulliqi

01/09/2022 12:17
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ka ndodhur sot në Lupç të Podujevës.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e dy personave në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Lupç, në të cilën mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjera. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, kurse të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.

Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së tri vetura rreth orës 09:30 në Lupc të Podujevës.