Lajme

Aksidenti i rëndë në Maqedoninë e Veriut, raportohet se është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë

01/02/2025 21:48
nga:Sh R

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj në Maqedoninë e Veriut.

Alsat MK raporton se vetura tashmë është nxjerrë nga lumi bashkë me tre trupa të pajetë.

Sipas këtij mediumi, në veturë ka qenë një familje pesë anëtarëshe. Në mesin e tyre edhe një fëmijë i moshës 5-vjeçare, i cili gjatë rrokullisjes ka dalë nga makina dhe është gjetur nga disa kalimtarë rasti të cilët e kanë dërguar në spital.

Këto informacione s’janë konfirmuar ende nga autoritetet.