Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Këtë për Tëvë1e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime.
“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe nje veturë me targa të huaja”.
“Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pesuar lëndime.Vdekjen e vikitmës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmim.


