Lajme

Aksidentet në trafik afër fshatit Begaj të Vushtrrisë, deputetja e LDK-së: Papërgjegjësi e Liburn Aliut e Hysen Durmishit

07/18/2023 14:33
nga:N M

Në Vushtrri, saktësisht në dalje ose hyrje të fshatit Begaj të kësaj komune si pasojë e mungesës së semaforëve po ndodhin aksidente trafiku pothuajse çdo ditë, raporton Gazeta Blic.

Një i tillë ka ndodhur pak minuta më herët ku përveç dëmeve material nuk ka të lënduar.

E për këtë ka reaguar deputetja LDK në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

Ajo ka thënë se mos vendosja apo funksionimi i semaforëve në atë rrugë, është totalisht papërgjegjësi e ministrisë së Infrastrukturës.

krasniqi, ka pasur edhe një thirrje për drejtuesit e policisë në Vushtrri.

Reagimi i plotë:

Para pak minutash u njoftova për një aksident të rëndë në udhëkryqin për fshatin Begaj të Vushtrrisë, atu ku tash e sa kohë janë vendosur semaforët por kanë mbetur pa u funksionalizuar si rezultat i papërgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës, çështje kjo të cilën e kam ngritur edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe po bëj thirrje edhe publikisht që të ndërmarrin masa sa më shpejtë ose të lirojnë rrugën, sepse paaftësia e tyre për të qeverisur po sjellë pasoja tek qytetarët. Njëherit, i drejtohem me lutje edhe Stacionit Policor në Vushtrri që të dërgojnë njësite policore aty, së paku në këtë përiudh kur fluksi i qarkullimit të veturave është me i madh me ardhjen e mërgimtarëve.