Lajme

Aksident zinxhiror në Rrugën e Arbrit, dyshime për tre të vdekur e katër të lënduar

01/04/2023 19:45
nga:Astrit Gashi

Një aksident i rëndë zinxhiror ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit, ku raportimet paraprake flasin për 3 të vdekur dhe 4 të tjerë të lënduar.

Aksident i katërfishtë siç shkruan Top-Channel, ndodhi në segmentin Ura e Çereneçit-Maqellarë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një zjarrfikëse si dhe forca të shtuara të policisë rrugore. Nga pamjet e para nga vendngjarja shihet se një nga makinat ka përfunduar përmbys në rrugë.