Lajme

Aksident zingjiror në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, policia jep detajet

10/05/2024 19:51
nga:Sh R

Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë lënduar.

nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

“Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.