Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Edhe pse në rrethana ende të paqarta, dyshimet e para janë se viktima mund të jetë një zyrtar policor, mirëpo ky detaj mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Njësitet policore dhe ekipet mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.


