Lajme

Aksident tragjik në Kamëz: Humb jetën një fëmijë 2-vjeçar, policia njoftim zyrtar

03/08/2025 19:09
nga:Y I

Pasditen e kësaj të shtune rreth orës 17:30, një aksident tragjik ka ndodhur në Kamëz, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur rreth 2 vjeç.

Pas aksidentit, fëmija është dërguar në Spitalin e Traumës nga familjarët për mjekim, por, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë gjatë trajtimit.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.