Lajme

Aksident tragjik në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një këmbësore

05/01/2025 08:07
nga:Sh R

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesnatën e së enjtes në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Symiz.

Një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së fortë.

Policia Shqiptare ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të vijuar hetimet e mëtejshme. /euronews.al