Lajme

Aksident tragjik në aksin Fier–Lushnjë, 35-vjeçari humb jetën

06/19/2026 19:20
nga:L J

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan.

Sipas burimeve policore një i ri rreth 35 vjeç, pasi ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motorr ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.