Lajme

Aksident trafiku në Vushtri, lëndohet rëndë 18 vjeçari

09/04/2021 21:45
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Duminicë e Poshtme në komunën e Vushtrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas e aksidentit ndërmjet një veture dhe një çiklisti, ku i fundit ka mbetur i lënduar.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Dumicë e Ulët të Vushtrrisë, është shkaktuar aksident trafiku ndërmjet një veture me targa vendore dhe një biciklisti si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar biciklisti i moshës madhore i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë. Njësia e trafikut për hetimin e aksidentit ndodhet në vendngjarje” tha Zahiti për Gazeta Blic.

Miliona vaksina anti-Covid në mbarë botën rrezikojnë skadimin e afatit, përfshirë edhe vendet e fuqishme!