Lajme

Aksident trafiku në Smrekonicë të Vushtrrisë, mbetet i lënduar shoferi i veturës

05/25/2024 11:56
nga:Y I

Në Smrekonicë të Vushtrrisë një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident është përfshirë një veturë, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës”, njoftoi Zahiti.