Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, pasditën e kësaj të shtune, në të cilin janë përfshirë dy automjete si dhe janë lënduar dy persona.
Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë perfshirë dy automjete”.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Ahmeti mes tjerash tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.
Orlando takon Kurtin, paralajmëron vizitën e Ministrit të Jashtëm të Italisë në Kosovë


