Lajme

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, rrotullohet një makinë

09/11/2023 18:03
nga:G B

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pas ditës në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Slivovë.

Ekonomia Online ka siguruar fotografit nga vendi i ngjarjes, e ku sipas pamjeve shihet një veturë e rrotulluar me targa te huaja.

Deri me tani nuk është raportuar për të lënduar. EO ka pyetur edhe Policinë e Kosovës ne lidhje me këtë aksident por deri me tani PK-ja nuk ka kthyer përgjigje.