Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së premtes, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
“Rreth orës 7:00, të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, është raportuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale. Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku është e përfshire vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga, ku si pasoj, lëndime ka pësuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dy të lënduarat fillimisht janë dërguar në Spitalin në Vushtrri për tretman mjekësor, ndërsa për tretman te mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë